Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili ka shpallur kandidaturën për të garuar në Primaret e PD për Bashkinë Tiranë, deklaroi në një emision televiziv se prej dy muajsh ka menduar që të kandidojë për bashkinë e kryeqytetit.
Këlliçi deklaroi se modeli i Erion Veliajt duhet çrrënjosur një orë e më parë ndërsa shtoi se kryebashkiaku aktual i Tiranës është një makineri financiare, një njeri i korruptuar.
Sipas Belind Këlliçit ky është një fakt i gjithëditur ndërsa theksoi se do të sjellë një model të ri që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Belind Këlliçi u shpreh i gatshëm për tu përballur me propagandën dhe makinerinë financiare të Rilindjes.
“Vendimmarrja u bazua në konsultat fillimisht me zonat zgjedhore, katër degët e Tiranës që mbuloj si deputet i zgjedhur, Kombinatin, Unazën e Re, Vaqarrin, Pezën, Ndroqin e Kasharin. Ka qenë një periudhë dy mujore të konsultave me faktorë të ndryshëm.
Për tu futur në një betejë me një model që është jetik për tu çrrënjosur një moment e më parë nga Tirana. Për të hequr modelin e Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë i cili pas 8 vitesh në gjykimin tim, ka shumë më shumë dëme që i ka bërë qytetit sesa punë që ka bërë. Unë s’di ende një bilanc pune që ka bërë këto 8 vite.
Jam konsultuar edhe me familjen time, për shkak të makinerisë së baltës propagandistike, financiare dhe sulmeve me të cilat unë i kam bërë llogaritë që të përballem. Sot nga të gjithë analistët, në çdo studio televizive, shtrohet pyetja si do ia dalim përballë një makinerie financiare dhe propagandistike të Veliajt.
Të gjithë bien dakord që Veliaj është makineri financiare. Paguhet me rrogën e kryetarit të bashkisë, është fakt i gjithëpranuar që është i korruptuar. Do jap shembullin tim. Për sa kam mbajtur mandatin e deputetit të PD, besoj e kam bërë detyrën time si opozitar, kam denoncuar korrupsionin, inceneratorët. Kam qenë pranë komunitetit. Kam denoncuar edhe për Ardit Gjoklajn, edhe për mbrëmjen e shembjes së Teatrit Kombëtar. Kam paditur edhe Policinë e Shtetit.”-tha Këlliçi.
Diskutime rreth kësaj post