Kreu i PL, Ilir Meta u shpreh se ishte i kënaqur me marrëveshjet e nënshkruan dje në samitin e Berlinit.
Ai ka shtuar se Procesi i Berlinit është i vetmi proces që mund të përafrojë më shumë Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Europian.
“Kemi shprehur vendosmëri që procesi i Berlinit, proces që mund të sjellë përparimin bashkëpunimit rajonal dhe përafrimit të rajonit me BE. Kjo u provua dje me 3 marrëveshjet e nënshkruara. Jemi të lumtur që Scholz mbajti premtimet e tij. Shumë e rëndësishme të vijohet përmes Procesit të Berlinit, si proces gjithëpërfshirës, me kuadër të qartë europianizues. Çdo drejtim tjetër nuk është asgjë veç humbje kohe”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post