Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se në protestën e 12 nëntorit që do të zhvillohet në Tiranë, nuk do të ketë dhunë por do jetë një manifestim i jashtëzakonshëm për demokracinë.
“Skenarët e dhunës fabrikohen nga zyra e Ramës për të trembur qytetarët. Unë ju garantoj që 12 nëntori do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm i popullit shqiptar, të mos harrojmë që këtë si referim mund të sjellë në vëmendjen tuaj, sondazhet që janë bërë edhe publike, që mbi 80% e popullit shqiptar kërkon ndryshim. Do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm për t’i treguar Ramës që e di më mirë që fundi i tij politik ka ardhur. Nuk do të ketë skenarë dhune. Çdo protestë që bëhet në Tiranë e tmerron Edi Ramën”, u shpreh Blushi.
Ai nënvizoi më tej se ka shumë figura të njohura nga Partia e Lirisë që mund të jenë gati që të marrin pjesë në proceset për zgjedhjet vendore.
“Partia e Lirisë ka shumë figura që kanë të gjitha kapacitetet jo vetëm intelektuale, por edhe morale për të marrë pjesë në garë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post