Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se nuk është optimiste pas bisedimeve të sotme në samitin në Berlin, ndonëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë nënshkruar tri marrëveshje mobiliteti, transmeton Lajme.al
Siç tha ajo, BE-ja lejon mosrespektimin e marrëveshjeve të mëparshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat i ka nënshkruar edhe BE-ja dhe “na detyrojnë të respektojmë dhe të lidhim disa marrëveshje të reja”.
Brnabiq ka shtuar se në Berlin ka biseduar edhe me Joseph Borelin dhe Miroslav Lajçakun për çështjen e riregjistrimit të targave në Kosovë dhe ka theksuar se Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet nga viti 2011, 2016 dhe 2021.
Ata pajtohen që është kështu dhe se duhet të ketë targa neutrale ndaj statusit, por nuk mund të bëjnë asgjë, shtoi kryeministri.
“Është shkatërruese për mua”, tha Brnabiq./Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post