Zëdhënësja e kryeministrit Rishi Sunak, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur emigrantët e paligjshëm pasi sekretarja e Brendshme britanike Suella Braveman ngriti alarmin për emigrimin e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Në reagim theksohet se Britania mbetet e përkushtuar për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.
“Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të trajtuar kontrabandistët e njerëzve”, ka thënë zëdhënësja e kryeministrit Rishi Sunak, duke shtuar: “Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta.
Diskutime rreth kësaj post