Avokati Spartak Ngjela foli në një intervistë televizive për vjedhjen e votave në vitin 2003. Sipas tij Tiranën e fitoi, por Rama vodhi votat.
Ngjela tha se nuk është ballafaquar me Ramën për këtë çështje, por Sali Berisha është në dijeni që ato zgjedhje u fituan nga avokati.
Ai tha se fushata ka qenë e jashtëzakonshme dhe zgjaste çdo ditë nga 18 orë.
“Kundërshtarin se kisha të lehtë po ik pyete ç’ka hequr, ik pyet Saliun ti fitoi Ngjela apo s’fitoi Ngjela thuaji, e dinë ata se mbasi e rrëzova unë devijoi PD,” – deklaroi Ngjela.
Sipas avokatit edhe luftën që bëri ne gjykatë për të rrëzuar vjedhjen e kishte mbi të gjitha për të rikthyer Partinë Demokratike në hapësirën moderne.
Diskutime rreth kësaj post