Të shumtë janë personazhet e njohur që janë revoltuar me rastin e dhunimit të së moshuarës nga punonjëset e azilit në Pejë. Një ndër të ta, është edhe Morena Taraku, e cila përmes disa story në Instagram, i ka kërkuar infermieres Aurona Pelaj të heq uniformën.
“Zhvishe atë uniformë se nuk të paska hije e mos i njollos edhe të tjerët. Ligji i Hipokratit nuk të ka bërë të përbetohesh për dhunë as për dajak, as për dhunë psiqike të pacientëve, por të ka bërë të përbetohesh deri në vdekje të jesh ndihma e tyre”, ka shkruar ajo.
Më tej, Morena e ka konsideruar videon shokuese, duke u shprehur se mjerë nëna që i ka dhënë gji.
“Kjo video është krimi vetë. As një femër që rritet jetime dhe se ka ndjenjën e nënës nuk mundet ta bëjë këtë gjest e turp për ty që të lënë amanet t’i ruash edhe qindra pleq të tjerë. Sill, sill sa të mundesh se ne jemi të edukuar ta shkelim të dobëtin! O Zot i madh kjo është videoja më shokuese që mban Kosova! Nëna e babai nuk lihen rrugëve! Nëna e babai nuk braktisen! Nëna e babai nuk shiten për askënd! Nëna e babai janë pasuria e shpirtit! Nëna e babai janë xheneti vetë! Aurona Pelaj, mjerë nëna jote kujt i paska dhënë gji”, ka shtuar këngëtarja
Diskutime rreth kësaj post