Futbollisti i Arsenlit Granit Xhaka ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Pejë, ku punonjësja në “Shtëpinë e të Moshurave”, Aurona Pejaj shfaqet duke dhunuar një grua të moshuar.
Përmes një postimi në Instagram, 30 vjeçari Xhaka shprehet se kjo është një ngjarje e turpshme dhe sipas tij më e turpshme është që 5 punonjëset e tjera e shikojnë skenën dhe qeshin e filmojnë.
Ai shton se këto monstra nuk përfaqësojnë shoqërinë tonë dhe kërkon që t’i jepet fund këtyre rasteve që sipas tij “nuk na bëjnë krenar për nga vijmë”.
Xhaka thotë se është i gatshëm për të oftuar ndihmë dhe mbështetje nëse është nevoja.
Diskutime rreth kësaj post