Deputeti i PD Belind Këlliçi shprehet se i vjen keq që inate politike hatërmbetje, kokëfortësi të tepërta të shkaktuara jo shpesh pa të drejtë këtë vitin e fundit mund të jenë arsye që mbajnë demokratët larg betejës së përbashkët që është Tirana dhe zgjedhjet lokale.
Në një intervistë televizive Këlliçi u shpreh se interesi i shqiptarëve është që demokracia të rikthehet në bashkitë e vendit.
Duke qenë se bëhet fjalë për zgjedhjet lokale, Këlliçi thotë se faktori Berisha në këtë moment nuk është aq i rëndësishëm sa po trumbetohet.
Sipas tij situate më së tepërmi ka të bëjë me kandidatët për bashkitë përkatëse.
Belind Këlliçi: Më vjen keq për situatën aktuale ku ndodhemi. Unë bëj pjesë tek ata demokratë që mendoj se në çdo forcë politike prevalon vullneti i shumicës dhe prevalon kështu statuti i njohur i datës 11 nëntor 2021. Më vjen keq që inate, hatërmbetje, kokëfortësi të tepërta të shkaktuara jo shpesh pa të drejtë këtë vitin e fundit mund të jenë arsye që mbajnë demokratët larg betejës së përbashkët që është Tirana dhe zgjedhjet lokale. Aktualisht kemi një pushtet lokal monopartiak të kontrolluar tërësisht nga Rama. Demokratët ka 10 vite që janë të shtypur, të nëpërkëmbur. Interesi i qytetarëve është që demokracia të rikthehet në bashkitë e vendit. Dhe opozita të jetë e bashkuar. Unë gjykoj se kemi shumë më shumë arsye që na bashkojnë se na ndajnë.
“Faktori Berisha në këtë moment nuk është aq i rëndësishëm sa po trumbetohet. Sepse këto janë zgjedhje lokale. Në këto zgjedhje nëse marrim votbesimin, unë Bogdani apo Alimehmeti do të jemi ne kandidat për bashkinë e Tiranës. Në fletë do të jetë emri im dhe i Veliajt. A kemi interes të rrëzojmë modelin e Veliajt në Tiranë? Nuk ka demokrat që nuk e do këtë gjë. Do të doja që secili nga ne të bëjë një hap pas dhe të lëshojë diçka nga vetja.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post