Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës dhe më tepër përgjatë relieveve malore në lindje.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-3m/s, ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 4-6m/s.
në zona malore 4 deri 21°C;
në zona e ulëta 5 deri 24°C;
në zona bregdetare 10 deri 24°C.
Diskutime rreth kësaj post