Menjëherë pas deklaratës së Grupit që mbështet Enkelejd Alibeajn, të cilët kërkuan të dalin me kandidatët e vet në zgjedhjet lokale të 14 majit, zbulohet lëvizja e Sali Berishës.
Ky i fundit ka njoftuar një mbledhje në seli me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranës, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës. Mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00.
Njoftimi:
“Nuk ka bashkim në PD, Berisha bën lëvizjen urgjente
Në orën 19.00 Kryetari i PD Sali Berisha do të zhvillojë mbledhje në seli me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranes, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punes.
Fjala e Kryetarit Berisha do të jetë live.
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE”, shkruhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post