Ditën e sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama u ndal në Ersekë ku zhvilloi takime të ndryshme me banorë të zonës. Duke u ndalur te fenomeni i emigracionit, Rama tha se edhe ai vetë ka qenë emigrant dhe nuk i thotë askujt mos e provojë.
Por thirrja e tij ishte që mos emigrojnë në mënyrë ilegale dhe me kontrabandistë.
Rama: Unë kam qenë emigrant dhe e di për çfarë flas. Mua s’më ka dalë keq dhe nuk i them askujt mos e provoj, kjo është sipas njeriut, nuk ka të drejtë askush, shtet qeveri që duhet t’i tregojë po ose jo, por kurrë me kontrabandistë dhe rrugë ilegale për të harxhuar të gjithë ato para dhe duke mos ditur ku përfundon, edhe kurrë me idenë që këtu nuk ka mundësi. Sot ne po afrohemi gjysmë miliardi euro eksporte bujqësore që as nuk imagjinoheshin.
Diskutime rreth kësaj post