Trendet e modës duket se kanë filluar ndiqen edhe nga personazhe të politikës. Pas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili prej fillimit të luftës me Rusinë, është shfaqur disa herë i veshur me kamuflazh, dhe politikanët shqiptarë kanë filluar ta përditësojnë këtë stil.
Më i fundit që është shfaqur paraditen e sotme me një veshje kamuflazh është kryeministri Edi Rama, i cili gjatë inspektimeve në kantierin e rrugës së re Korçë-Ersekë, kishte veshur pikërisht një xhaketë të tillë të markës Polo.
Ndërkohë, gjatë fundjavës, deputetja Monika Kryemadhi është shfaqur në rrugët e kryeqytetit me një bluze kamuflazhi dhe me një palë pantallona sportive ngjyrë ushtarake.
Nuk dihet nëse të dy personazhet politikë këto zgjedhje i bëjnë në bazë të gustove të tyre personale, apo kanë një kurator imazhi me të cilën konsultohen për veshjet e tyre.
Diskutime rreth kësaj post