Gazetari dhe analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në Neës24 ka folur mbi zgjedhjet e ardhshme lokale për të cilat deklaroi se do të tregojnë shumë dhe për zgjedhjet për kryeministër që do pasojnë lokalet.
Zheji deklaroi se qytetet e mëdha si Tirana, Durrrësi dhe Elbasani do tregojnë shumë për të ardhmen, sidomos kryeqyteti i cili sipas tij nëse humbet nga mazhoranca do sinjalizojë humbjen e pushtetit të Ramës.
“Kishte dy shënjestra në konferencë, i pari mbetet Rama dhe e dyta ishte Erion Veliaj. Shqiptarët beosj se nuk i duan më këto ofendimet për kundërshtarët më të rinj, megjithatë dy shënjestra mbeten, Rama konsiderohet se ka humbur pushtetin nëse humb Tiranën, pasi qytetet e tjera mund të ndahen. Tirana tregon se kush është fituesi. Nëse do bëhet Meta king-maker në Tiranë lufta do jetë si ajo e Stalingradit. Meta id ha kontekst që nuk do ketë njerëz hije, primaret për Tiranën do përcaktojnë fitoren ose humbjen e këtyre zgjedhjeve. Deri ani janë Këlliçi dhe Bogdani, dhe Julian Deda me Alimehmetin, pra kush nuk hyn në primare nuk hyn dot në garë kundër Veliajt.
1 do dali nga koalicioni për çdo bashki, Meta ka bërë hapin pas dhe jep pëlqimin e tij për çdo kandidat. Deri tani besoj se do jetë Këlliçi, ndërsa nga mazhoranca qëndron Veliaj.Situata ëmbëlsohet nga paraja, nëse krijojnë një frymë paraja do bëjë punë në marrjen e pushtetit. Mendoj që një vend sa më modern është aq më tepër nuk e gjen veten në partitë politike. Njerëzit nuk identifikohen dot me klasën politike, nuk kanë energji të krijojnë parti pra refuzojnë të marrin pjesë në votime që është një lloj proteste e heshtur edhe pse nuk të nxjerr asgjëkundi. Kur rritet prezenca në zgjedhje rriten mundësitë për rotacion politik. Është shumë herët për ta thënë këtë.”-tha Zheji.
Diskutime rreth kësaj post