Gerti Bogdani ish-deputet i Partisë Demokratike, kandidat për primaret për t’u shpallur kandidat i opozitës për kryebashkiak i Tiranës, thotë se në vitet e drejtimit nga PS Tiranës i është goditur dinjiteti dhe identiteti.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bogdani u shpreh se fushata dhe gara është e hapur, edhe pse një garë e vështirë, por sipas tij Tirana do t’i përgjigjet thirrjes për ndryshim.
Bogdani i cilësoi primaret si një shpalosje platformash, pasi debati do jetë me kundërshtarin politik.
“Sfida do të jetë me kryetarin aktual të bashkisë. Shpresoj t’i nxjerrë demokratët më të bashkuar. Primaret janë një risi që e nxjerr një kandidat edhe më të fortë”, tha Bogdani.
Diskutime rreth kësaj post