Pedagogët do të zhvillojnë sot protestën e radhës në lidhje me kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Protesta pritet të nisë në orën 11:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës.
Pedagogët paralajmërojnë se do të ketë grevë urie dhe ngujim nëse qeveria nuk jep asnjë shenjë negocimi për kërkesat e tyre.
Kërkesat e pedagogëve:
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës.
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor.
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’.
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfinancimit të orës mësimore të leksionit.
Diskutime rreth kësaj post