Kryeministri Edi Rama ka akuzuar dje disa media, duke thënë se kanë qëllimin kryesor dizinformimin e qytetarëve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama theksoi dje se e gjitha kjo po bëhet nga ato media që kanë kërkuar favore të paligjshme, por që qeveria nuk ua ka dhënë.
“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”! “7 punonjës në ditë ikin nga policia”! ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme! Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje”, shkruan Rama.
Ndërkohë në një postim tjetër, kreu i qeverisë duke ‘shigjetuar opozitën e rublave dhe mediat’ të cilat sipas Ramës kanë deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor, ndërsa thekson se ky është një lajm ‘dyfish i rremë’. Megjithatë, në postimin e tij, kryeministri ka zgjedhur që të mos përmend me emër se për kë bëhet fjalë.
”Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë?”, nënvizoi Rama në Twitter.
Në fakt, askush nuk flet për rritje çmimit, por për një fashë që është vendosur nga qeveria, duke u bazuar nuk i dihet se ku pasi nuk është bërë publik asnjë studim. Megjithatë është vendosur që për të gjitha familjet që shpenzojnë mbi 800 kwh, çmimi i energjisë do të ndryshojë me 42 lekë. Pra rrjedhimisht çmimi rritet.
Diskutime rreth kësaj post