Herë pas here, aktorja e humorit Rudina Dembacaj, ndan me ndjekësit mesazhe të cilat tregojnë marrëdhënien që ajo ka me partnerin e saj Mark Frrokun.
Së fundmi ajo ka publikuar një pjesë të bisedës së saj me ish-deputetin, ku tregon se kanë shkuar për uruar një mikeshë për ardhjen e fëmijës, mirëpo Marku e pyet Rudinën se kur do të bëjnë ata vetë një fëmijë.
Nëpërmjet postimeve në InstaStory Rudina tregon për ndjekësit:
“Unë dhe Marku po ikim për urim, ka lindur një beb”!
Marku: Zemër. Të gjithë po bëjnë beba. Po ne? Kur do jesh gati?
Unë: Shpirt këto syzet janë “Laura Imami” designer nga Kosova, shumë e suksesshme në Amerikë. Shih sa yll i bën.
Marku: Shumë të bukura zemër i gëzofsh.
Unë: Më fal e suksesshme në Angli.
Marku: Kuptoj shpirt, do të të shkonin shumë po të ishe edhe shtatzënë.
Unë: Pse shpirt, stë pëlqen që jam si ngjalë?
Kujtojmë së disa javë më parë, Rudina Dembacaj gjatë një interviste tregoi planet e saj për të pasur një fëmijë me Mark Frrokun. Aktorja e humorit është pyetur shpesh herë na ndjekësit në lidhje me këtë temë por ajo asnjëherë nuk e ka pasur një përgjigje të saktë.
“Unë bëj sikur e kam në plan. Kjo është një temë që është diskutuar shumë mes meje dhe bashkëshortit tim”,– tha ajo teksa ishte e ftuar tek “Rudina”.
Në fakt me dashurinë që ka Marku për fëmijët shpesh herë më vjen keq mos ta bëj dhe një tjetër dhe do nisesha kryesisht nga Marku se Viktoria ka Hanën. Ato janë dy motra dhe nuk do nisesha me idenë mos e lë Vikin vetëm, por unë duhet ta ndiej njëherë të nevojshme se vetëm po e shty këtë planin e fëmijës dhe gjynah nga Zoti ta diskutojmë kaq shumë. Kur të ndihem gati, ende nuk ndihem gati”,- theksoi aktorja e humorit.
Diskutime rreth kësaj post