Kryeministri Edi Rama, vijon të kritijojë ekranet televizive, për atë që thotë se është një fushatë dezinformimi dhe nxitje kundër qeverisë me lajme të pavërteta.
Sipas kreut të qeverisë, e gjitha kjo e ka një shpjegim: “Duan favore të paligjshme”.
Kështu shprehet Rama në Twitter, teksa thotë se “aleanca e rublave” po tërbohet përditë e më shumë.
Reagimi i Ramës:
“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”, “7 punonjës në ditë ikin nga policia”, ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!
Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! #DavaRublash“, shkruan ai./newsbomb
Diskutime rreth kësaj post