Vijon dixhitalizimi për Durrësin dhe Tiranën, ku deri tani është kryer skanimi i rreth 5,5 milion dokumentave, ku para disa kohësh qeveria shqiptare, në mbështetje të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, miratoi financimine skanimit dhe dixhitalizimit të arkivave kadastrale.
Sot jemi në Lushnje për të parë përfundimin e fazës së parë të këtij procesi.
Me krijimin e Qendrës së Kadastrës Digjitale, procesi i digjitalizimit përfundoi për Bashkinë Lushnje.
Ky proces nënkupton skanimin e të gjithë referencave të të gjithë pronave në këtë qytet, administrimin e tyre në server digjital me qëllim ruajtjen dhe transparencën e informacionit.
U bë në të njëjtën kohë skanimi i Kartelave fizike në volumet Kadastrale, ku këto kartela dhe dokumentacioni teknikoligjor i skanuar ju nënshtruan proçesit të Digjitalizimit.
Kartelat e digjitalizuara janë importuar ne sistemin multifunksional, në të cilën pasqyrohet, jo vetëm veprimi i fundit aktiv i pronës por i gjithë historiku i saj.
Volumi i punës që nënkupton ky proces është vërtet impresionant. Mjafton të themi që vetëm për Lushnjen u përpunuan:
122 Zona Kadastrale;
710 Volume;
92.000 referenca pasurish;
163.000 kartela pasurie të digjitalizuara;
1,5 milion dokumenta të skanuara.
Po çfarë të mirash i sjell qytetarit përfundimi i këtij procesi:
Rrit saktësinë e informacionit të marrë;
Rrit shpejtësinë e dhënies së shërbimit;
Rrit sigurinë e pronës.
Qytetarët nuk do kenë më përballë Kadastrën, por do kenë një sistem i cili në arkivat e veta digjitale i ka të gjitha transparente, dhe me nje klik do të kesh shkresën e poronës në telefonin Tuaj.
Pas kësaj dite, nuk ka më rregjistra letre ku kohë pas kohe dilnin faqet gris e vur, pasi çdo veprim duke qenë dixhital është i gjurmueshëm dhe i identifikueshëm.
Brenda këtij viti ky proces do të përfundojë edhe në Bashkinë e Tropojës. Duket si një Bashki periferike, por të mos harrojmë që perspektiva turistike e ka kthyer në një qendër me shumë kërkesa dhe nevoja.
Faza e rradhës do të jetë përfundimi i këtij procesi për Durrësin (përfshirë dhe Kavajën) dhe Tiranën (përfshirë dhe Krujën), ku deri tani është kryer skanimi i rreth 5,5 milion dokumentave, ose rreth 50% e të gjithë volumit të punës.
Siç e shihni bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha, që kërkojnë edhe trajtim po kaq voluminoz. Mjafton të themi që çdo ditë në Qendrën e Kadastrës Doxhitale dixhitalizohen 4000 kartela dhe skanohen rreth 54.000 dokumenta pronësore.
Diskutime rreth kësaj post