Kryeministri i vendit Edi Rama, u shpreh se vonesat në përfundimin e Rrugës të Arbrit, lidhen me problemet gjeologjike, ku premtoi se Rruga e Arbrit do të përfundojë dhe së shpejti Dibra do të jetë kopshti i gjelbër i Tiranës.
Me shaka, kreu i qeverisë tha se janë marrë më sysh dhe i kanë bërë magji.
Rama: “Ne sot jo vetëm Rrugën e Arbrit që do ta kishim përfunduar në rast se nuk do të kishte dalë gjeologjia problematike në tunelin e Murrizit, ku vazhdon puna, por ecet një metër në ditë.
Në tunelin e Llogarasë 25 metra në ditë.
Na kanë marrë më sysh, shkurt muhabeti, s’kanë lënë magji pa na bërë. Por në fund tuneli do hapet. Ndërkohë që hapet tuneli ne do fillojmë lidhjen e Peshkopisë me Maqellarën, që mos dëgjoj llafe nga dibranët në bulevard.
Ne do ta lidhim me Peshkopinë, kështu që nga kafja në qendër të Tironës do shkohet me Rrugën e Arbrit“, u shpreh kreu i qeverisë.
Më tej, Kryeministri u shpreh se Dibra do të bëhet kopshti i gjelbër i Tiranës dhe do jetë një nga pikat me numrin më të madh të turistëve, ku sipas kryeministrit, Dibra është vizituar nga 26 mijë turistë këtë vit.
Diskutime rreth kësaj post