Inna Kollçaku, u bë e famshme në emisionin e dashurisë, prandaj edhe shumë e njohin si Ina e “Perputhen”, ku është bërë shpeshherë pjesë e mediave për deklaratat e saj të forta dhe së fundmi ka trazuar Instagramin.
Në një video të dy netëve më parë, Ina tregon se si një polic në Fier i kishte kërkuar të lëvizte makinën, pasi kishte ndaluar në vizat e bardha gjatë turnit të tij të tretë.
Por Inës duket se i ka rënë keq në kokë për policin në fjalë, ku po bën ç’mos për ta gjetur nëpërmjet Instagramit të saj të populluar.
Prej dy ditësh tashmë në InstaStoryn e saj flitet vetëm për policin në fjalë, i cili nuk po bëhet ende “i gjallë”.
Por Ina nuk dorëzohet.
“Ai fliste për vizat e bardha une harrova t’i jepja makinës”, shkruan ajo në një nga InstaStoryt.
Paç fat Ina!
Diskutime rreth kësaj post