Kryeministri Edi Rama, i ka dhënë një mesazh edhe deputetit Erjon Braçe nga Dibra, në lidhje me deklaratat e forta që ai bën herë pas here në lidhje me bujqësinë nga Facebook-u dhe Instagrami.
Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me operatorët turistike, fermerë dhe blegtorë në Dibër, Rama shfrytëzoi rastin për t’i thënë diçka ish-zëvendësit të tij.
Njëri prej qytetarëve mori fjalën për të treguar eksperiencën dhe mbështetjen qe ka marrë nga Drejtoria e Bujqësisë së zonës, por Rama e krahasoi me Erion Braçen për nga gjatësia.
“Dil më këtej, dil se nuk të shohim. Je fiks si Erion Braçe. Dhe thonë pse bërtet Braçja. Po se është i shkurtër”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post