Presidenti francez Emmanuel Macron, ka njoftuar se synon të mbjellë një miliardë pemë gjatë 10 viteve të ardhshme, ndryshimet klimatike treguan “dhëmbët” verën e kaluar, me Europën që shënoi temperatura rekord dhe zjarre të paprecedentë.
Replanter 1 milliard d’arbres en France : c’est notre cap pour les 10 prochaines années.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) October 28, 2022
Franca ishte ndër vendet që përjetoi ndoshta shkatërrimin më të madh për shkak të temperaturave ekstreme që mbizotëruan në verën e vitit 2022, me zjarre që dogjën zona të shumta.
Presidenti francez, në një postim në llogarinë personale në Twitter, ka bërë të ditur se në 10 vitet e ardhshme do të mbillen një miliardë pemë.
“Përballë ndryshimeve klimatike, ne duhet të ecim përpara dhe të mendojmë për një strategji të re për të luftuar zjarret”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post