Duket se problemet nuk kanë të sosur për FIFA-n, për sa i përket Kupës së Botës që do të zhvillohet në Katar, pasi së fundmi flitet se Tunizia pritet të përjashtohet nga Botërori.
Kjo gjë thuhet se mund të ndodhë, për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë në çështjet e futbollit.
FIFA është e shqetësuar nga komentet e ministrit të Rinisë dhe Sporteve të Tunizisë, Kamel Deguiçe, i cili ka folur për idenë e “shpërbërjes së zyrave federale”.
“Çdo mospërmbushje e këtyre detyrimeve mund të rezultojë në vendosjen e gjobave sipas ligjeve të FIFA-s, duke përfshirë pezullimin e shoqatës përkatëse”, shkruhej në letrën e dërguar nga drejtori i shoqatave anëtare të FIFA-së për sekretarin e Federatës së Futbollit të Tunizisë.
Ai shton se të gjithë anëtarët e FIFA-s janë “të detyruar ligjërisht të kryejnë punët e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim të panevojshëm nga palët e treta”.
Një tjetër që rrezikon të përjashtohet nga Botërori është Irani, për shkak të ngjarjeve të shumta që po ndodhin atje.
Diskutime rreth kësaj post