Prokurori Adnan Xholi është kandidati i parë që ka dorëzuar kërkesën për tu bërë pjesë e garës së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Xholi punon prej 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Vitin e kaluar ai kaloi vettingun dhe që prej korrikut të 2021-shit iu bashkua trupës së prokurorëve specialë të SPAK.
Kërkon të bëhet drejtuesi i SPAK, kush është prokurori
Më parë, ai ka mbajtur poste drejtuese në prokurori lokale, si edhe për shumë vite ka qenë prokuror pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda.
Gjithashtu, Xholi ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej më shumë se 5 vitesh ka qenë Drejtori i Kontrollit të Hetimit në institucionin qendror të akuzës.
Prokurori ka qenë edhe kandidat për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), por nuk rezultoi fitues.
Adnan Xholi ishte i zgjedhuri i kryeprokurores së përkohshme Arta Marku si pjesë e ekipit të saj.
Në janar të vitit 2018 me ndryshimet e kryera në organin e akuzës nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, prokurori Xholi u emërua në krye të Drejtorisë Gjyqësore.
Prokurori Xholi, njihet edhe si prokurori që urdhëroi arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Kjo i përket aspektit profesional, ndërsa sa i përket aspektit pasuror, edhe prokurori Adnan Xholi rezulton pas shtëpi dhe me kredi.
Sipas Birn, Adnan Xholi ka deklaruar një pasuri familjare me vlerë 300 mijë lekë në vitin 2003, viti i parë i deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë. Referuar deklaratës së parë, Xholi nuk dispononte prona të patundëshme ndërsa pasuria e tij përbëhej nga një autoveturë me vlerë 300 mijë lekë e siguruar me të ardhurat nga paga.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Prokurorit Xholi ishte 11.9 milionë lekë, me një rritje 40 herë nga deklarimi i parë. Kjo pasuri përbëhet nga një apartament i blerë me kredi në vitin 2005, likujditete në bankë në masën 3.8 milionë lekë dhe likujditete kesh në masën 16 milionë lekë. Xholi disponon edhe automjete me vlerë 1.1 milionë lekë.
Për periudhën deklaruese 2007-2017, Xholi dhe familjarët e tij kanë eklaruar të ardhura totale në masën 27 milionë lekë, nga të cilat, afro 20 milionë lekë janë të ardhurat nga paga të prokurorit dhe 5.7 milionë lekë nga paga e bashkëshortes.
Diskutime rreth kësaj post