Ish-presidenti Alfred Moisiu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se gjatë takimit me Hashim Thaçin në Hagë, ku i fundit ishte i shqetësuar për njollosjen e luftës së Kosovës.
“Po biseduam me Thaçin edhe për gjendjen shëndetësore dhe morale dhe si po ecin gjërat. Janë njerëz të vendosur për atë që donin të arrinin dhe e arritën. Shqetësimi i tyre është pse duhet të njolloset lufta e Kosovës. Evropa i ka hyrë në borxh me kohë shqiptarët që në kongresin e Berlinit”, u shpreh Moisiu.
Ish-presidenti tha se vizitoi Thaçin në Hagë për t’i treguar botës lufta e Kosovës ka qenë e drejtë, nuk mund të quhet luftë terroriste.
“Isha në 19 shtator në Hagë, ishim 3 ish-presidentët e Shqipërisë, Mejdani, Topi dhe ish-kryeministri Majko. Nga pala e tyre ishte Pacolli. Ne vajtëm atje për t’i përshëndetur ata dhe për t’i inkurajuar. Arsyeja pse vajtëm atje për t’i treguar që lufta e Kosovës ka qenë e drejtë, nuk mund të quhet luftë terroriste. Po të shikosh presidentin. Thaçi ishte në detyrë dha dorëheqjen dhe e arrestuan. Ai bëri një sakrificë, e bëri për të mbrojtur drejtësinë e luftë së Kosovës”, tha ai më tej.
Diskutime rreth kësaj post