Elon Musk është tashmë pronari i ri rrjetit social “Twitter”. Njeriu më i pasur i botës ka përfunduar marrëveshjen, duke blerë platformën e medieve sociale për 44 miliardë dollarë, sipas medieve amerikane dhe një aksioneri të kompanisë.
“Zogu është i lirë“, është tweet-i që Musk shpërndau, duke konfirmuar blerjen.
Biznesmeni ka bërë menjëherë ndryshimet e para, duke pushuar nga puna disa nga drejtuesit e lartë, përfshirë drejtorin Parag Agrawal.
Kështu mbyllet saga e mosmarrëveshjeve mes Musk dhe Twitter-t, para se çështja të shkonte në gjykatë.
Themeluesi i Teslas, një përdorues aktiv i Twitter me më shumë se 100 milionë ndjekës, ofroi fillimisht blerjen e firmës për 54.20 dollarë për aksion në prill. Marrëveshja vlerësonte platformën e medieve sociale në një vlerë rreth 44 miliardë dollarë.
Por ai u tërhoq nga blerja vetëm disa javë më vonë, duke përdorur si argument faktin se numri i llogarive të rreme në platformë ishte më i lartë sesa pretendonte Twitter.
Twitter mohoi akuzat, duke argumentuar se Musk, personi më i pasur në botë, po shqetësohet për çmimin e ofruar. Musk është shprehur se dëshiron që të heqë llogaritë e rreme dhe ta ruajë platformën si një vend për lirinë e shprehjes.
Diskutime rreth kësaj post