Pasi zyrtarizoi kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës, deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi në një emision televiziv, deklaroi se ishte një vendimi që e kishte diskutuar me me zonën elektorale dhe familjen.
Këlliçi: Fillimisht e kam diskutuar me zonën time elektorale, por edhe me familjen time. Nuk ma vjedh dot njeri kollaj votën, kam marrë rezultatin më të mirë në 30 vite edhe pse kam garuar në një zonë bastion të së majtës siç është Kombinati. Pra nuk ma merr njeri votën, i kam dhënë provat për këtë.
Diskutime rreth kësaj post