Në studion e Euronews Albania, pedagogu Shpend Gashi është përplasur me gazetarin Milaim Zeka dhe shkak për këtë është bërë lufta në Ukrianë.
Përplasja mes tyre ka kaluar deri në ofendime, ku Gashi i është drejtuar Zekës duke i thënë se është zhurmues ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke i thënë se është njeri pa nivel.
Shpend Gashi: Ti je zhurmues, do me u shit në Tik Tok, më vjen keq po nuk ulem në atë nivel.
Milaim Zeka: Ti nuk mund të më vlerësosh mua.
Shpend Gashi: Ky nxjerr rrogën me budalliqe
Milaim Zeka: Ti ke frustrime seksuale dhe mendore
Shpend Gashi: Mos e vrit mendjen, vetëm frustrim seksual nuk kam.
Milaim Zeka: Çfarë niveli ke ti që tallesh me luftën e Ukrainës, ti s’ke nivel.
Shpend Gashi: Ti nivelin tim nuk e arrin dot, sikur të kesh dy jetë
Milaim Zeka: O i panjeri, o injorant.
Shpend Gashi: O idiot, shyqyr Zoti që s’ka njeri si ti, je komplet socialist. E dija që je në nivele të ulëta po se dija se je kaq zero.
Diskutime rreth kësaj post