Ashtu si gjithmonë, kur del në deklarata për shtyp, qoftë me eksponentë ndërkombëtarë, qoftë me politikanë shqiptarë, edhe sot kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga shigjetimet për gazetarët.
Rama thumboi sërish gazetarët gjatë konferencës së përbashkët që mbajti pak më parë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Rama tha se në 6 dhjetor, ditën kur do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor, në Tiranë do të vijnë gazetarë që merren me politikë.
Ai deklaroi se si çdo vizitor, gazetarët europianë do të dashurohen me Shqipërinë, ndërsa pretendon se pikërisht këtë dashuri e kanë humbur gazetarët shqiptarë.
“Bashkë me gjithë delegacionet që do të vijnë në Tiranë në 6 dhjetor, do të vijnë shumë gazetarë, të cilët i përkasin kategorive të gazetarëve që merren me politikë dhe të cilët pjesa më e madhe rregullisht kanë menduar dhe mendojnë se Shqipëria është një vend i rrezikshëm.
Do vijnë këtu dhe do ikin me të njëjtën mendje që Shqipëria ka vetëm një rrezik, që të bën të dashurohesh me të. Natyrisht, këtë rrezik e keni kaluar ju dhe prandaj e keni humbur dashurinë për të”, theksoi kreu i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post