Analisti Edvin Kulluri e ka konsideruar pozitive, marrëveshjen e nënshkruar mes kryedemokratit, Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kulluri u shpreh se më e rëndësishme do ishte bashkimi i Partisë Demokratike dhe rritja e saj në tërësi.
“Padyshim, më mirë se të dalin veç e veç. Të dyja partitë i ndihmojnë kandidatët e njëra-tjetrës në numër votash. Partia e Lirisë, nën siglën e LSI-së, një vit më parë mori rreth 90 mijë vota, nuk janë pak. Është partia e tretë më e madhe në vend. Së bashku me koalicionin e djathtë, shkruan në rreth 720 mijë vota në total, diku te 70-80 mijë më pak se Partia Socialiste me Partinë Social Demokrate.
Nuk e di a do të mjaftonte Partia e Lirisë që të ishte faktori që do i jepte fitoren opozitës. Marrëveshja është pozitive, por a i jep fitoren apo jo, është shumë më e parëndësishme kjo marrëveshje e sotme, se sa një rritje e PD-së në tërësinë e vet”, theksoi ai.
Mesditën e sotme, Meta dhe Berisha firmosën marrëveshjen për zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm.
Diskutime rreth kësaj post