Kreu i PD-së, Sali Berisha ka firmosur sot marrëveshjen me Partinë e Lirisë, me në krye Ilir Metën.
Pas firmosjes së marrëveshjes, Berisha u shpreh se ky është një moment historik që shënonfitoren e sigurt të opozitës në Tiranë dhe në Shqipëri.
“Moment historik që shënon marrëveshjen për betejën dhe fitoren e sigurt të opozitës në Tiranë dhe në Shqipëri, këtë moment që çel rrugën për tu dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë që meritojnë që pasqyron vlerat, shpirtin dhe moralin e tyre, dhe njëlloj për të gjitha qytetet e Shqipërisë. Për ti dhënë Tiranës dhe qytetet të vendit Parlamentet e vërteta, përfaqësuesi dinjitoz të qytetarëve, për ti dhënë Triranës një Parlament të fuqishëm të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar në mborjtjen e interesave të qytetarëve. Por me fjalë të tjera për të arkivuar në plehrat e sharrës Veliajn, i cili në çdo ligj i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale. Me vjedhjet e tij dhe shndërrimin e Tiranës në ndër 10 qytete më të pista në botë, me kate pa leje. Veliaj ka dhjetëra motive jo të endet rrugëve të Tiranës si mashtrues dhe hajn, por të shkojë atje ku e ka vendin. Jam qytetarët e Tiranës do flasin për të gjitha këto dhe do godasin direkt Edi Rama.”-tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post