Gazetari Robert Papa, autor i emisionit “Fokus” deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se amerikanët janë të pakënaqur me Ramën dhe sipas tij ata po godasin tani edhe majtës, prandaj kryeministri i Shqipërisë nuk mori një ftesë në tryezën ku ishte Escobar. Papa tha se qartazi amnistia fiskale po kundërshtohet nga amerikanët, pasi ka informacione për pastrimin e shumave të mëdha të parave që vijnë nga Turqia.
“Radio Zëri i Amerikës është një radio që në Amerikë nuk dëgjohet. Escobar është zyrtar që se kam parë në kanale lajmesh cilësore amerikane, natyrisht do vazhdojë linjën e shefit të tij Blinken, pa provuar asnjë fakt për atë që quhet dosje. Nëse kongresi do merret nga republikanët do ketë hiring ndaj tij. Nuk vepron si diplomat, që kanë rregull të mos jenë palë me asnjë parti politike. Ai ka thënë që s’mbështesim asnjë individ të veçantë, asnjë forcë, në këtë rast gjuha e tij është ndryshe. Nëse ti godet nga një krah dhe jo nga krahu tjetër, krijon kundërshti nga një masë, kjo turpëron politikën amerikane. Duket se ata po lëvizin edhe nga e majta duke refuzuar të ftojnë Ramën në këtë tryezë ku ishte Escboar.
DASH është një elitë e ideologjisë së majtë, që rrinë në vendin e punës 30-40 vjet. U orvat shumë Trump ta shkatërronte por nuk është e lehtë për 4 vjet. Që nga 95-96 DASH ka qenë vëllazëror me të majtën shqiptare, dhe ka goditur dhe ka spostuar atë që quhet qendra e djathtë nacionaliste dhe sovraniste, këtu ka ndikim edhe Soros që merr miliona dollarë nga DASH dhe i përdor me institucionet e tij. Nuk marr përsipër të mbroj Berishën dhe Metën për korrupsion, por duke qenë i ftohtë mendoj që amerikanët do godasin nga të dy palët”, tha Papa.
Diskutime rreth kësaj post