Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka hedhur hije dyshimi për një trukim të mundshëm të ndeshjes së sotme Arabi Saudite-Shqipëri.
Ai e quan skuadrën që do të luajë për Shqipërinë, si “të sajuar nga Don Duka” dhe ndeshjen si “të porositur”.
Reagimi i plotë i Hoxhës:
“Ne Abu Dabi, kryeqytetin e Emirateve te Bashkuara Arabe, skuadra kombetare e Arabise Saudite, pjesmarrese pas nje muaji ne boterorin e Katarit, do te zhvilloje sot pasdite, nje ndeshje futbolli me nje skuader te sajuar nga FSHF e Don Dukes, e cila do te zbrese ne fushe, me simbolet e kombetares se Shqiperise.
Them e sajuar, sepse e tille eshte, me lojtare nga superliga e FSHF-se, qe nuk kane veshur kurre me pare fanellen kuqezi te kombetares dhe disa lojtare nga kategorite e ulta te Turqise.
Mund ta quanin skuadra olimpike e Shqiperise, ose Shqiperia B, por jo, duan ta flliqin deri ne fund, duke e paraqitur, si perfaqesuesja zyrtare e Shqiperise.
Sigurisht, te jemi te qarte, fajtore per kete nuk jane lojtaret, te cilet jane thirrur per te luajtur me bluzen Kuqezi te kombetares.
Kushdo ne vend te tyre, do te bente te njejten gje, qofte dhe nje here te vetme, sepse nuk te jepet dy here shansi te luash me kombetaren e vendit tend.
Ndeshja do te zhvillohet me dyer te mbyllura dhe pa te drejta transmetimi, sepse keshtu kane vendosur ata, qe kane porositur takimin.
FSHF e Sulltan Dukes, ka pranuar nje ndeshje ne kushte te tilla, me nje skuader te sajuar “kombetare”, pas ofertes se majme qe kane marre nga sheiket saudite…
Takimi luhet ne nje date jo te miratuar nga FIFA dhe UEFA per skuadrat kombetare.
Ne fund te fundit, Sulltani yne i futbollit, eshte ne mandatin e gjashte, skuadren kombetare e trajton si mallin e vet, si pularia ne Xhafzotaj.
Keshtuqe nuk e ka menduar keq.
Pse te mos i merrte dollaret e sheikeve saudite, qofte dhe me nje “kombetare” te sajuar ne nje ndeshje, qe nuk do ta shoh askush, perveç Sulltanit dora vete, nje taborri me miq dhe gazetare te shpures se tij, me te cilet ka mbushur avionin e kombetares dhe sigurisht, sheiket arabo-saudite…
Pune e madhe se sot pasdite, ne stadiumin e Abu Dabit, do te vendosen simbolet kombetare shqiptare, do te luhet himni kombetar i flamurit dhe do te rregjistrohet ne histori, si nje ndeshje e kombetares shqiptare.
Ndeshja do te luhet ne kushtet e nje te nxehti pervelues dhe nje ajri mbytes, ne temperaturen 32 grade celcius, sipas parashikimit te motit ne Emiratin e Bashkuar Arab.
Rastesisht gjate dites se djeshme, u ndodh ne Abu Dabi per nje vizite zyrtare dhe kryeministri Rama, me avionin qe mban siper tij, logon e emrit te stadiumit kombetar te Tiranes, AIR ALBANIA.
Por kryeministri me Sulltanin e FSHF-se, i ka punet grure.
Keshtu qe nuk i behet vone, se si i perdor simbolet shteterore dhe skuadren kombetare, Don Duka.
Fundja ç’i duhet kryeministrit, se çfare ben Sulltani i FSHF-se, me simbolet shteterore dhe kombetare???!!!
Ai eshte i zene me dy satelitet, qe do sillen rrotull globit me logon Albania 1 dhe Albania 2!!!
I ndodhur rastesisht ne Abu Dabi, me terhoqi vemendjen fakti, se skuadra e sajuar si “kombetarja” e Shqiperise, vizitoi pasditen e djeshme edhe xhamine me te madhe te Emirateve.
Mbase per te patur fat?!
Por fati nuk mund te kerkohet ne xhamine e Sheikut Bin Zayed, pikerisht nga “qafiret” e te pafete e FSHF-se, te cilet pasi kane mbushur xhepat me dollaret e sheikeve saudite, kane shkuar per sadaka ne xhami, qe Allahu t’i marre me sy te mire…
Kombetarja e Arabise Saudite, eshte fituese e Grupit B, ne kontinentin Aziatik, per eleminatoret e kampionatit boteror, Katar 2022.
Sauditet jane shortuar ne grupin C, nje grup shume i forte ne finalet e boterorit, qe fillon pas 4 javesh, sebashku me Argjentinen, Polonine dhe Meksiken.
Me shanse thuajse zero per te kaluar grupin, sauditet, duken gati te deshperuar per te gjetur kundershtare, te cilet te jene “dashamires”, per t’i ngritur paksa moralin skuadres se tyre.
Arabia Saudite, ka 14 ndeshje rresht, prej 12 tetorit 2021, kur fitonte 3-2 ne ndeshje eleminatore me Kinen, qe nuk shenon fare ose shenon vetem nje gol ne ndeshje, qofshin keto zyrtare apo miqesore…
“Çunat”, ata problematiket, qe strehoen ne Dubai per hallet e tyre, po me thoshin dje, se u kishte ardhur ne veshi lajmi, per nje rezultat larte me gola…
Zot mbaje doren!!!
Mesa duket, sheiket Saudite, paskan “blere” skuadren e duhur “europiane”, per te prishur me ne fund pas 14 ndeshjesh rresht, shterpesine e kombetares se tyre dhe per te “trimeruar” sadopak lojtaret para fillimit te boterorit.
Çfare nuk ben vaki???!!!
Inshallah i kane genjyer “çunat” e Dubait dhe nuk u del fjala???!!!
Mbase vajtja ne xhamine e madhe te Abu Dabit dje pasdite, i ka bere keta “kodoshet”, qe drejtojne kombetaren tone, t’i therrasin mendjes dhe te tremben para Allahut, per te mos i perdhosur simbolet kombetare deri ne kete derexhe???!!!
Endrra te nje nate te nxehte shkretetire jane, ben vaki dhe s’dalin???!!!
Ne te kundert, zot i madh atje larte ne qiell, ki meshire per ne…
Ata, qe do te shohesh sot pasdite, ne fushen e stadiumit “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit, nuk jane perfaqesuesjs e vertete te Shqiperise.
Nuk jane simbolet e verteta te kombit shqiptar.
Jane vetem nje tufe badakçinjsh, tregetare te paskrupullt, matrapaze pa din e iman, qe per pese para sheikesh, perdhosin simbolet zyrtare te nje shteti dhe tallen me ndjenjat e nje kombi te tere…
Nese sot pasdite, ndodh vertete kjo gje edhe pasi u falen ne shtepine e zotit, turpi dhe faqja e zeze i mbulofte”, shkruan Artan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post