Gazetari Agim Baçi deklaroi se kryeministrit Edi Rama, nuk i intereson që ndaj kryedemokratit, Sali Berisha të fillojë një hetim nga drejtësia shqiptare, për shpalljen e tij ‘non grata’ nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi nënvizoi se sa më shumë të zvarritet kjo çështje, aq më e paqartë do të jetë opozita.
Sipas tij, nëse SPAK fillon hetimet ndaj Berishës, mund të ndodhë e njëjta gjë edhe për Ramën.
“Protestat janë për të forcuar rrugën e brendshme dhe besoj që protesta e nëntorit do shkojë drejt pikës që a janë bërë të palët dhe pa kontestime. Qeveria nuk rrëzohet me protesta. Edhe në korrik u bë protestë e madhe, mbaroi protesta dhe ikën në shtëpi. Protesta është për të treguar shqetësim qytetar, por nuk mbaron aty. Pyetja është, sot me këto kushte, me këtë lloj organizimi, koalicioni, të qenurit ‘non grata’, do ta mundin Edi Ramën apo jo?
Vetëm Edi Ramës i intereson që mos të fillojë hetimi këtu për atë, sepse sa më shumë vonohet, aq më e paqartë të jetë opozita, aq më mirë është. Ke dëgjuar t’i thotë Rama drejtësisë pse nuk heton Berishën? Asnjëherë. I intereson të mos ketë hetim, po pati hetim për Berishën, ka hetim edhe për Ramën”, theksoi ai.
Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar tha një ditë më parë se vendimi për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës nuk ishte politik, por institucional.
Ai nënvizoi se SHBA ka partnerë të mirë në Partinë Demokratike dhe do që kjo forcë politike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post