Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ministri i drejtësisë Ulsi Manja tha se një nga aktet e miratuara është dëmshpërblimi për 54 subjekte të cilët i përkasin shtresës së ish të përndjekurve politikë.
Ai tha se qeveria do të vijojë të mbështesë ish të përndjekurit politikë edhe me vendime të tjera, sapo të shqyrtojë dosjet e mbetura.
“Vendosëm për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga sistemi komunist, kjo për 54 subjekte. Subjektete e vendimit tonë janë jo vetëm për ata që e kanë vuajtur vetë, por dhe familjarët e tyre. Masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste. Kjo masë as nuk i zhbën e as nuk i kthen vuajtjet, por është masë e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral, pasi tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të shumëvuajtur. Është vendimi i 29-të që kemi kaluar gjatë qeverisjes tonë, do të ketë edhe vendime të tjera”, tha Manja.
Diskutime rreth kësaj post