Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë nga selia e partisë u shpreh se marrëveshja e arritur me kreun e PD Sali Berisha në lidhje me zgjedhjet lokale, është një marrëveshje në të mirë të të gjithë shqiptarëve.
Ai u shpreh se ka qenë gjithmonë në favor ne në mbështetje të Primareve, ndërsa shtoi se barrën për mbarëvajtjen e procesit e mban Berisha si iniciator i procesit.
Ish-deputetja e PS ‘paralajmëron’ nga protesta: Kur rektori dhe pedagogët bëhen bashkë, situata është e parezistueshme
“Kam lavdëruar gjithmonë primaret kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz e fashist ku vetëm fakti që vulën e PD e mban në xhep Rama dhe e përdor kundër opozitarizmit, është rast i qartë e flagrant.
Qytetarët presin fitoren nga kjo juntë dhe Berisha mban përgjegjësinë për Primaret sepse ai e inicioi si proces. Proces i vonuar por duhet të bëjë çdo gjë që kjo cështje të zgjidhet sa më parë. Kemi të bëjmë me një regjim patrionazhist e të dhunshëm.
Kanë shpëtuar qindra mln euro me cmimin që ia japin FTL shtetit 7 herë më pak se sa importon banda e Ramës nga jashtë. Ky bandit e bën këtë që nuk e ka unë fajin që do rritet cmimi, fajin e kanë prodhuesit thotë. nuk i intereson që ato kanë marrë kredi. 1.3 mln borxh banda e tij në OSHE. Të paguajnë qytetarët hajdutërinë e kësaj bande. E kam thanë qartë. Nuk do ketë kandidatë kundër apo që do konkurrojë me kandidatët e tjerë të PL. Betejë vendimtare kundër regjimit monist. Nëse dikush nga PL kërkon të kandidojë të bëhet pjesë e primareve.
Berishës i thash që cdo kandidat në primare e përpiqet të dëmtojë kolegun nga primaret, të përjashtohet menjëherë.
Marrëveshja jonë është marrëveshje që i intereson gjithë shqiptarëve. Binom i jashtëzakonshëm referendum e Pirmare. Firmat tona mbi një marrëveshje të tillë japin siguri në vendosjen e llogaridhënies e heqjen dorë nga kandidatë bashkie të caktuar me zarfa.
Angazhimi i PD e PL për të ekzekutuar përrfundimisht vullnetin e shqiptarëve, që nga 98 në Kushtetutën e Shqipërisë, referendumi”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post