Pedagogia dhe ish-deputetja e PS, Mimoza Hafizi i është bashkuar protestës së pedagogëve. Sot u zhvillua një forum me studentë dhe pedagogë, ku Hafizi tregoi rrugët sesi ata mund të fitojnë përballë qeverisë.
E bindur që rroga e pedagogut duhet të rritet, Hafizi u shpreh se vetëm duke u bërë bashkë rektorë dhe pedagogë, situata është e parezistueshme për politikën.
“Unë kam folur shumë dhe do të kisha dashur që fjalën ta merrte rinia. Para dy vitesh kandidova për rektore të UT dhe gjithë këto problematike që kanë dalë sot i kam diskutuar. Një nga diskutimet kryesore ka qenë rritja e pagës së pedagogëve. Sepse e di shumë mirë që nëse rektori, autoriteti drejtues i universitetit bëhet bashkë me trupën situata është e parezistueshme për politikën.
Unë isha e bindur që pedagogëve i takon të ketë rrogë shumë të lartë krahasuar me standardet e rajonit. Le ta hedhim shikimin drejt vetes. Nëse ne jemi në gjendje të zgjidhim disa nga problemet e brendshme, atëherë do jemi shumë më të fortë para politikës dhe qeverisë.
Ne kemi ardhur në universitet për të dhënë mësim dhe jo për t’u mbyllur në zyra. Por është një detyrë që duhet bërë. Edhe unë kam qenë shefe departamenti dhe mezi kam pritur që ta marrë dikush tjetër”, theksoi ndër të tjera Mimoza Hafizi.
Diskutime rreth kësaj post