Sali Berisha ka vijuar me akuza të forta në drejtim të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim. Në një kohë kur në Gjykatën e Apelit nuk ka asnjë vendim se kujt i përket vula e partisë, Berisha ka drejtuar gishtin drejt diplomates amerikane duke e akuzuar se në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama po punojnë kundër Partisë Demokratike.
Pjesë nga biseda:
-Ju pengon në objektivat që keni padia gjyqësore me palën tjetër? Mungesa e vulës zyrtare, logos, etj?
Sali Berisha në RTSH: Nuk ka palë tjetër këtu. Ka qeveri dhe është dhe guvernatorja, Yuri Kim.
-Dhe grupimi tjetër i PD.
Sali Berisha: Jo, ata janë një mashë e tyre. Këtu është qeveria, që me çdo kusht, do që t’i rrëmbejë logon PD-së, pra Edi Rama, ndihmuar në mënyrën më absurde dhe më të papranueshme nga ambasadorja Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post