Liz Truss është kapur ditën e sotme nga kamerat teksa po largohej përfundimisht nga zyra e kryeministrisë në Downing Street duke i dhënë fund zyrtarisht detyrës së saj si kryeministre e Britanisë për t’i lënë vendin 42-vjeçarit Rishi Sunak.
Ish-kryeministrja u pa duke mbajtur një palë syze dielli të mëdha ndërsa po largohej nga Downing Street këtë pasdite, vetëm pak minuta pasi u konfirmua se Rishi Sunak do të jetë pasardhësi i saj.
Sunak pritet të kalojë ditën e nesërme në Doëning Street, duke e bërë Truss kryeministren me mandat më të shkurtër në historinë britanike me vetëm 44 ditë në detyrë.
Diskutime rreth kësaj post