Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Ballkanin Perëndimor këtë javë.
Në veçanti, sipas kryepërfaqësuesit të Komisionit, Erik Mamer, Von der Leyen do të ketë ndalesën e parë në Shkup pasditen e së mërkurës, ndërsa të enjten do udhëtojë drejt Prishtinës dhe Tiranës.
Të premten, ajo do të vizitojë Sarajevën dhe Beogradin, ndërsa misioni i saj do të përfundojë të shtunën në Podgoricë.
Mësohet se qëllimi i vizitës në rajon është të theksohet rëndësia që Komisioni Evropian kushton marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor dhe të shprehë solidaritetin e gatishmërinë për të bashkëpunuar me rajonin në sfidat e përbashkëta.
Ndërkohë në kryeqytetin shqiptar do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor.
Diskutime rreth kësaj post