Ish deputeti Lefter Maliqi i ftuar në një studio televizive tregoi skenarin e Ramës për goditjen e LSI.
Maliqi tregon se i ka thënë Metës se nuk i shkon kostumi i presidentit por Rama e vendosi me qëllim goditjen e partisë së tij.
“Dua të ndalem në takimin që pata me zotin Meta anë Kuçovë në bastionin më të majtë të Shqipërisë ku drejtohet nga PS. Në fjalimin tim i thash Metës që ju nuk ju shkonte kostumi i presidentit. Ky mosmirënjohës që quhet Rama ju vendosi president për të goditur në themel së bashku me Lulin, LSI-në në themel. Në 2007 i dha bashkinë Ramës, në 2013 i dha dhe postin e kryeministrit e kështu me radhë. Dhe çfarë bëri ky ngriti dy komisione me deputet hetimor, shpifnin këto deputetët qesharak të listës famëkeqe, një pjesë e tyre as lexonin as dinin të flisnin, i josh i manipuloi. Të njëjtën gjë po bën me zotin Meta tani se e di që opozita e bashkuar e rrëzon në Tiranë por dhe në Shqipëri Ramën.”-u shpreh ai.
Sipas Lefter Maliqit goditjet për LSI-në dhe tashmë PL kanë vijuar dhe vijojnë akoma.Sakaq ai shprehet se Ilir Meta është njëri që përcjell shumë shpresë.
“Këta goditën LSI-në dhe në pushtet lokal dhe në zgjedhjet e fundit e të gjitha me radhë. Urdhëri i Ramës ishte që njerëzit e LSI që ishin me test partie të ishin në bashki, ata që nuk iu bindën vendimeve politike të Ramës të largohen. Dhe ne kemi bërë një lloj kontrolli dhe në Kuçovë dhe kudo, ku 700 veta anëtar të LSI ishin në punë. Ata janë të pakënaqur me drejtuesit e tyre. Tani o krijohet PL, Ilir Meta është njëri që përcjell shumë shpresë. Një pjesë e tyre janë joshur nga PS dhe 2 prej tyre filluan punë por ne jemi të bindur se Meta me Berishën të marrin vendimin e shpejtë që brenda javës së parë të dhjetorit të dalin kandidatët për bashki.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post