Deri në orët e mesditës territori Shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat e thella malore.
Por në orët vijuese pritet që vranësirat herë pas here të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët. Parashikohet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Qytetet Tmin Tmax
1.B. Curri 11 -19 °C
Puka 10 -18 °C
3.Kukës 12 -21 °C
4.Peshkopi 11 -19 °C
Burrel 13 -22 °C
6.Shkodër 17- 25 °C
7.Lezhë 18 -24 °C
8.Tiranë 17 -26 °C
9.Durrës 19- 25 °C
10.Elbasan 15 -26 °C
11.Fier 17- 28 °C
12.Berat 15 -24 °C
Pogradec 13- 19 °C
14.Korçë 11 -18 °C
15.Ersekë 9- 17 °C
16.Vlorë 18 -25 °C
17.Gjirokastër 15- 24 °C
18.Sarandë 19 -26 °C
Diskutime rreth kësaj post