Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i është bashkuar protestës në Tiranë, ku në një prononcim për News24, Spahia tha se kjo ngjarje është e rëndë ndaj nuk duhet të kalohet në heshtje.
Sipas tij, ngjarje të tilla ku implikohet dhe policia e shtetit, bën që qytetarët të humbin besimin tek forcat e rendit.
Bardh Spahia: “E konsideroj një detyrim qytetar reagimin pas ngjarjes së fundit. Humvbja e jetës së 32-vjeçarit nuk është ngjarja e vetme ku janë përfshirë forcat e rendit. Është e domosdoshme në këtë pikë që nga strukturat përgjegjëse të shtetit të bëhet një sqarim i plotë dhe kushdo përgjegjës të marrë atë që i takon. Nuk duhet kaluar në heshtje. Bëhet e frikshme ajo që ndodh në Shqipëri. Shkaqet janë për t’u parë. Mbetet domosdoshmëri rishikimi i kritereve të punësimit të efektivëve të policisë. Shpesh i kemi denopncuar kriteret për punësimin e policëve.
Një prej pasojave më të rënda të këtyre ngjarjeve është humbja e besimit publik ndaj strukturave të rendit. Do thoja që një përgjegjësi e mbajnë drejtuesit kryesor të qeverisë. Nuk mund të përfshijmë në një thes të gjithë. Strukturat e rendit kanë efektivë shumë të ndershëm dhe vuajnë pasojat shpesh herë të përfshirjes së drejtuesve të tyre. Struykturat e përfshira në krim duhet të marrin përgjigjen e merituar.
Çfarë duhet të bëjë opozita, të mbyllë gojën kur të rinjtë humbin jetën në duart e policisë. U harrua rasti kur humbi jetën Klodian Rasha kur u tha se u gjet një pistoletë, kur i tjetërsuan provat në skenën e krimit”, shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post