Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka treguar mbrëmjen e sotme se cila është pika e saj e dobët.
Në një rrëfim për jetën e saj private, Duma tha se si çdokush, pikë të dobët ka djalin.
“Djali, kjo është e natyrshme. Fëmija është pika e parë dhe e fundit e dobët”, theksoi ajo në emisionin “S’e luan topi”.
Gjithashtu, ajo u ndal më tepër tek djali i saj, për të cilin tha se nuk i pëlqen ta dërgojë për studime jashtë shtetit.
“Dëgjoj shumë që… Dëgjoj të gjithë që thonë do ta shkrij të gjithë çfarë kam dhe do ta çoj fëmijën në universitetin më të mirë. Unë nuk mendoj kështu”, theksoi ajo, ndërsa argumentoi se edhe në një shkollë që nuk ka shumë emër fëmija mund të përgatitet mirë nga ana akademike.
Diskutime rreth kësaj post