Shkruan: Ylber Pilku, Nju Jork
Me muaj të tërë vazhdimisht e kam thënë dhe e kam shkruar në rrjetet sociale se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk janë kundërshtarë me Edi Ramën, por i takojnë të njëjtës parti.
Po ashtu e kam përsëritur se ata janë ushtarë besnikë të qeverisë më të korruptuar në Evropë që e udheheqë Edi Rama.
E kam thënë dhe përsëritur aq shumë, sa që miq e shokë ndonjëherë më kanë thënë se ndoshta jam bë pak i bezdisshëm.
Mirëpo un kam këmbëngulur në këto qëndrime të mia, jo për t’u bë i bezdisshëm, por për shkak se shihej qartë se ata janë shërbëtorë fanatikë të “Rilindjes”, e cila tashmë është në fazën e “perëndimit” të sipërm.
Kjo gjë shihej qartë në Shqipëri, por ndoshta edhe më qartë nga këtu në Amerikë prej ku me vemendje përcjellim zhvillimet, shoqëruar me brengën se mëmëdheu është vërtetë në rrezik.
Një fjali e urtë shqipe, që përdoret mjaft nga Dibra, thotë: “U hutofsh, e kallzofsh”.
Simbolika e kësaj fjalie të urtë është se njeriu qëllimkeq të vërtetën për qëllimet e tij negative e zbulon kur është i hutuar.
Kjo mendoj se u ndodhi sot edhe Bashës e Alibeajt.
Të hutuar nga urrejtja ndaj partisë dhe liderit historik i cili i ngriti në piedestale që as nuk i kishin ëndërruar ndonjëherë, ata bashkuan votën e tyre me votën socialiste, në përgatitje të një cirku të ashtuquajtur “hapja e dosjeve”.
Jo se hapja e dosjeve nuk është proces që i nevojitet shoqërisë shqiptare, por vetëm politikanë shumë të “mençur” si Basha e Alibeaj mund të besojnë se këtë proces mund ta zbatojnë pinjollët politikë e biologjikë të atyre që i shërbyen regjimit më të egër që ka njohur Evropa, pra regjimit të Enver Hoxhës, ndërtuar mbi survejime, përgjime, maltretime e masakrime të shqiptarëve nga Sigurimi.
Vetëm “talentë” të politikës si Basha e Alibeaj besojnë se një proces aq të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, mund ta zbatojë qeveria e incineratorëve që e vërshoi Shqipërinë me kuti bananesh nga Ekuadori.
Qeveri që ditën gënjen për Durrësin si Dubai, e natën për burime nafte si në vendet e sheikëve.
Sidoqoftë, të hutuar nga urrejtja ndaj PD-së së vërtetë, ata i bënë një shërbim të madh të gjithë demokratëve.
Treguan se ku janë të rreshtuar politikisht dhe i hoqën vetes maskën politike, që e kanë mbajtur gjatë kohë.
Ata dëshmuan se kanë qenë dhe janë vetëm socialistë të kamufluar për të thithur sa më shumë të mira nga PD.
Nëse dikush ka pasur dilema, prej sot të gjithë e kanë të qartë se Basha e Alibeja kanë dashuri ndaj Ramës edhe më shumë se çkanë bashkëpunëtorët e tij më të afërt, siç janë Taulant Balla, Elisa Spiropali, apo Belinda Balluku për shembull.
Diskutime rreth kësaj post