Deputeti demokrat Edmond Spaho, ka lëshuar një thirrje plot revoltë dhe zemërim për të reaguar fuqishëm ndaj vdekjes në duart e Policisë së Shtetit të të riut Leart Kurti.
“Ngrihu, o popull sepse nesër do të jetë radha e fëmijëve tanë!”, – argumenton Spaho.
Një popull që nuk ngrihet dhe ka frikë se mos humb kotheren apo pret që luftën për të, ta bëjnë të tjerët, meriton të jetojë vetëm në diktaturë!
Ku jane qindra OJQ të të drejtave të njeriut, të cilave komuniteti ndërkombëtar u jep miliona euro?! Ku janë intelektualët, ku janë gazetarët, analistët, mjekët?! Ku është shtresa e mesme?!
Nuk është protestë politike për pushtet, por protestë qytetare si në çdo vend tjetër,” nënvizon Edmond Spaho dhe shton fotografinë e të ndjerit.
Diskutime rreth kësaj post