Plani për të vjedhur para nga një kazino në Kili, dështoi për bandën e hajdutëve të cilët morën mbi 10 mijë euro nga kazinoja, ku mesa duket hajdutët nuk e kishin planifikuar me detaje operacionin për të vjedhur paratë në kazino.
Për rrjedhojë ata u detyruan të hidhnin paratë e vjedhura në një autostradë, për të shpërqëndruar policinë dhe për t’u shpëtuar prangave.
Siç raportojnë mediat vendase, policia ra menjëherë në gjurmët e tyre, e për pasojë po ndiqte makinën e hajdutëve në autostradë.
Këta të fundit mes panikut, hodhën të gjitha paratë në rrugë, teksa makina e tyre lëvizte.
Sakaq edhe plani B i hajdutëve dështoi, pasi ata u arrestuan pak minuta më vonë pasi hodhën paratë në rrugë.
Policia bën me dije se banda e hajdutëve përbehet nga gjashtë emigrantë, të cilët tashmë janë në qeli. Ndërsa mësohet se shuma e vjedhur nga kazinoja ishte 10.110 dollarë.
Nga afërsisht dhjetë milionë pesos (rreth 10,110 dollarë) që ishin vjedhur, policia mblodhi aq sa mundi, pasi disa nga kartëmonedhat e shpërndara nga era u mblodhën nga kalimtarët në autostradë.
Diskutime rreth kësaj post