Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se viti 2022 ka qenë një vit i mbarë për bujqësinë në Shqipëri.
Në takimin me fermerët e Fierit, Balla bëri me dije se pavarësisht luftës në Ukrainë dhe krizës energjitike, Shqipëria ka rritur eksportet gjatë tetë mujorit të këtij viti me 55 mln euro në krahasim me vitin 2021.
Ndër të tjera, ai shprehu hapin e radhës të qeverisë në lidhje me bujqësinë.
Sipas Ballës, synimi është që Shqipëria të arrijë rekord historik të eksporteve me mbi 550 mln euro.
“Kemi filluar të kërkojmë tregje të reja. Ky vit edhe pse vit lufte ka qenë vit i mbarë për bujqësinë.
Kemi arritur të rrisim eksportin plot 47 mijë ton gjatë tetë mujorit të parë të 2022. Edhe shtatori ka qenë muaj i mbarë. Ne do ta kapim rekordin historik të eksporteve shqiptare me mbi 550 mln euro. Frida ka dyshimet e veta, por unë besoj se puna është bërë. Prodhimi ka qenë i parë. 55 milionë euro është diferenca e tetë mujorit të 2022 në krahasim me 2021. Jemi rritur me eksporte në tetë mujorin e parë me 55 milionë euro. Qeveria ka bërë gjënë e duhur që mbështet drejtpërdrejt çdo familje shqiptare me subvencionin e energjisë elektrike”, tha Taulant Balla.
Diskutime rreth kësaj post